• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeprokurori shtetëror i Kosovës: Kemi dy vite për ngritjen e aktakuzës për sulmin në Banjskë

Kryeprokurori shtetëror i Kosovës: Kemi dy vite për ngritjen e aktakuzës për sulmin në Banjskë

Prishtinë, 5 qershor 2024 (MIA) - Ushtruesi i detyrës kryeprokurori shtetëror i Kosovës, Besim Kelmendi, sot deklaroi se akuza për sulmin e armatosur terrorist në Banjskë nuk është ngritur, pasi, siç tha, sipas ligjit, afati për ngritjen e aktakuzës është dy vite, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Afati ligjor për ngritjen e aktakuzave është dy vjet me mundësi vazhdimi në rastet e ndërlikuara edhe për një vit, por kjo kërkohet nga gjykata”, ka thënë Kelmendi për mediumet e Kosovës.

Më 24 shtator 2023 në Banjskë, një grup terrorist nga Serbia në krye me Milan Radoiçiq sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Policia e Kosovës iu kundërpërgjigj këtij sulmi duke i vrarë tre pjesëtarë të grupit terrorist. Radoiçiq iku në Serbi dhe pranoi se kishte qëndruar prapa këtij sulmi. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR