• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeprokurori i GJNP-së i hodhi poshtë akuzat se e barazon Izraelin me Hamasin

Kryeprokurori i GJNP-së i hodhi poshtë akuzat se e barazon Izraelin me Hamasin

 Hagë, 26 maj 2024 (MIA) - Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Kan, sot i hodhi poshtë akuzat se i barazon veprimet e Izraelit dhe Hamasit lidhur me kërkesën për lëshimin e urdhrave për arrestimin e liderëve të Izraelit dhe organizatës islamiste terroriste,  duke e nënkuptuar si marrëzi.

"Nuk them se Izraeli me demokracinë e tij dhe gjykatën supreme është i ngjashëm me Hamasin, kuptohet se jo. Nuk mund të jetë më e qartë se Izraeli ka plotësisht të drejtë ta mbrojë popullatën e tij dhe tÇi lirojë pengjet. Por, askush nuk ka leje të kryejë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Mjetet nuk definojnë", tha Kani në intervistën e tij të parë pasi shpalli se do të kërkojë urdhra për arrestimin e kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, si dhe për tre liderë të Hamasit.   

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR