• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri i Egjiptit për planin për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Sinai: Ajo është vija e kuqe, e barabartë me shpallje lufte

Kryeministri i Egjiptit për planin për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Sinai: Ajo është vija e kuqe, e barabartë me shpallje lufte

Kajro, 31 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri egjiptian Mustafa Magbuli ka hedhur posht planet për zhvendosjen e  palestinezëve  të zhvendosur nga Rripi i Gazës në gadishullin Sinai të Egjiptit, raporton Bi-Bi-Si.

Gjatë vizitës në Sinai, ai ka porositur që asnjë koflik rajonal nuk duhet të zgjidhet në kurriz të Egjiptit.

Më herët, sot planin e hodhi poshtë edhe i zëdhënësit së presidentit palestinez Nabil Abu Rudehen, i cili tha se Autoritet palestineze janë kundër shpërnguljes në cilindo vend.

"Konsiderojmë se kjo është një vijë e kuqe që nuk do të lejojmë të kalohet", tha Madbuli, duke shtuar se zhvendosja masive do të ishte e barabartë me "shpalljen e një lufte të re".

Gjatë këtij konflikti, Ministria e Inteligjencës së Izraelit hartoi një propozim për zhvendosjen e 2.3 milionë banorëve të Rripit të Gazës në gadishullin Sinai të Egjiptit, por zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu e hodhi poshtë planin, duke e quajtur atë një "ushtrim hipotetik" dhe duke shtuar se ishte vetëm një koncept në letër.

Meqenëse të gjitha kalimet izraelite në Gazë janë të mbyllura, civilët potencialisht mund të largohen nga Rripi i Gazës vetëm përmes kalimit kufitar Rafah, i cili kontrollohet nga Egjipti. rq/

Foto: Qeveria Egjiptit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR