• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministrit të përkohshëm të Bangladeshit, nobelistit Junus i anulohet dënimi nga gjykata dhe kthehet në vend

Kryeministrit të përkohshëm të Bangladeshit, nobelistit Junus i anulohet dënimi nga gjykata dhe kthehet në vend

Daka, 7 gusht 2024 (MIA) - Gjykata në Bangladesh sot e ka anuluar vendimin e kryeministrit të përkohshëm Muhamed Junus në një rast lidhur me shkeljen e ligjit për marrëdhënie të punës, deklaroi avokati i tij.

Mediat britanike raportuan se Junus u lirua nga paraburgimi me kaucion pasi u dënua me gjashtë muaj burg në janar për dështimin në krijimin e një fondi social për punonjësit në kompaninë e tij "Gramin Telekom".

Ai u tha sot gazetarëve se mezi pret të kthehet në vend dhe të përgatitet për të ardhmen pasi gatë protestave të fundit u detyrua nga ish kryeministrja Sheik Hasina të largohet nga Bangladeshi.

"Mezi pres të kthehem në shtëpi dhe të shoh se çfarë po ndodh dhe si mund të organizohemi për të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhemi", tha ai në aeroportin e Parisit "Sharl de Gol" ku priste fluturimin për në Daka.

Kryeministrja Sheik Hasina të hënën dha dorëheqjen dhe u largua jashtë vendit për shkak të trazirave të dhunshme kundër qeverisë së saj si dhe disa ministrave në qeverinë e mëparshme.

Hasina lëshoi Bangladeshin të hënën pas 15 vjetësh në pushtet në shenjë proteste kundër sistemit të kuotave për ndarjen e vendeve të punës në qeveri, ndërsa fituesi i çmimit Nobel për paqe, Muhamed Junus do ta udhëheq qeverinë e përkohshme të Bangladeshit deri në zgjedhjet e ardhshme. 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR