• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministrit sllovak i është dërguar një letër me plumb

Kryeministrit sllovak i është dërguar një letër me plumb

 Bratislavë, 25 shtator 2024 (MIA) - Një letër me një plumb drejtuar kryeministrit sllovak Robert Fico ka mbërritur sot në Qeverinë sllovake, njoftoi sot shërbimi i tij për shtyp.

 Sipas raportimeve, plumbi është gjetur pasi zarfi i dyshimtë u mor për një kontroll të mëtejshëm, raporton portali sllovak Plus 7 Dni.

 Shtohet se letra ka ardhur nga një dërgues i panjohur.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Bratislavës, Mihal Zeif, e konfirmoi lajmin dhe shtoi se policia po heton.

 Fico më 15 maj të këtij viti i mbijetoi një atentati në të cilin mbeti i plagosur rëndë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR