• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri ukrainas thotë se do ta dërgojë vendin në BE për dy vjet

Kryeministri ukrainas thotë se do ta dërgojë vendin në BE për dy vjet

Bruksel, 29 shtator 2023 (MIA) - Derisa po nxehet debati për zgjerimin e BE-së para samitit të Bashkësisë Politike Evropiane javën e ardhshme në Granada, kryeministri ukrainas Denis Shmigal e bën të ditur qartë se Ukraina nuk dëshiron të jetë anëtare e BE-së në rend të dytë. 

Shmigal e tha këtë derisa vendet e BE-së e shqyrtojnë propozimin francez - gjerman për qasje më graduale drejt zgjerimit të BE-së.

Në deklaratë për "Politiko" ai theksoi se qëllimi i Ukrainës është "të bëhet kandidate e plotfuqishme për anëtarësim të plotfuqishëm" në BE. Shmigal premtoi edhe se do ta dërgojë vendin e tij në Union gjatë dy viteve të ardhshme. 

"Po bëjmë përpjekje maksimale që të sigurojmë që Ukraina të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE-së. Kjo është me rëndësi kritike për të gjithë ukrainasit", tha Shmigal, njoftoi sot portali nga Brukseli. 

Ai shtoi se Ukraina i ka përmbushur të gjitha shtatë kushtet e Komisionit Evropian nga qershori i vitit 2022 për kalim në fazën e ardhshme të procesit të anëtarësimit. 

Shmigal tha se qeveria ukrainase miratoi këtë javë një rezolutë që përfshin njohjen e të drejtave të pakicave kombëtare. Vëzhguesit e shohin atë si një ofertë të një "dege ulliri" për Budapestin, i cili ka pasur vërejtje për trajtimin e hungarezëve etnikë në Ukrainë.

Komisioni Evropian ka afat që deri në fund të tetorit t'i vlerësojë përpjekjet e Kievit. 

Ai tha edhe se Ukraina është në pozicionin e vetëm. 

"Duam të bëhemi anëtare e plotfuqishme sepse sot Ukraina është vendi i vetëm... i cili pagoi çmim të lartë për atë që dëshiron të bëhet anëtare e BE-së", tha Shmigal. 

Ai, gjithashtu, theksoi se më shumë se 90 për qind e ukrainasve duan që vendi i tyre të bëhet anëtare e plotfuqishme e Unionit. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR