• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministri suedez është “shumë i shqetësuar” për djegien e Kuranit

Kryeministri suedez është “shumë i shqetësuar” për djegien e Kuranit

Stokholm, 27 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri suedez Ulf Kristerson sot tha se është "shumë i shqetësuar" për djegien e Kuranit në vendin skandinav.

Për javën e ardhshme janë paralajmëruar një sërë protestash që mund të çojnë në djegien e Kuranit, tha politikani i Partisë së Moderuar  në konferencën për shtyp në Stokholm, transmetoi DPA.

Kristerson tha se tani i takon policisë të vendosë nëse do të lejojë që protestat të vazhdojnë.

"Nëse miratohen, kemi disa ditë me rrezik të dukshëm se mund të ndodhin punë serioze", tha Kristerson pa thënë se çka po mendon konkretisht.

Qeveria do të obligojë 15 agjenci për ta përforcuar mbrojtjen nga terrorizmi", theksoi ai.

Aksionet islamofobe të grupeve të vogla në Suedi dhe Danimarkë, në të cilat ishin djegur kopje të Kuranit, kohët e fundit shkaktuar protesta dhe kërcënime të zemëruara në disa vende myslimane.

Reagimet në Irak ishin veçanërisht të dhunshme, qeveria e të cilit dëboi ambasadorin suedez. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR