• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministri spanjoll Sançez formoi qeverinë, shumica janë femra

Kryeministri spanjoll Sançez formoi qeverinë, shumica janë femra

Madrid, 20 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri spanjoll Pedro Sançez konfirmoi 22 ministra në qeverinë e tij të majtë të pakicës, në të cilën mbetën shumë nga qeveria e tij e mëparshme, duke përfshirë edhe ministrin e Punëve të Jashtme, Hoze Manuel Albares, me pesë vende për partnerin më të vogël të koalicionit Sumar. 

Sançez, pas zgjedhjeve të pasigurta të mbajura para katër muajve, ka formuar qeverinë e re të koalicionit e cila në katër vitet e ardhshme do të menaxhojë me këtë vend mesdhetar me 47 milionë banorë. 

"Kjo qeveri do të fillojë fazën e re me vendosmëri më të madhe, dëshirë dhe entuziazëm më të madh se kurrë më parë", tha lideri 51-vjeçar i Partisë Punëtore Socialiste Spanjolle. Qeveria do të kontribuojë për stabilitetin e vendit", shtoi ai, duke folur nga selia e qeverisë në Madrid. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 



 

 

QËNDRONI TË LIDHUR