• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kryeministri skocez, Hamza Jusaf dha dorëheqje

Kryeministri skocez, Hamza Jusaf dha dorëheqje

Edinburg, 29 prill 2024 (MIA) - Kryeministri skocez, Hamza Jusaf dha dorëheqje pasi që vendimi i tij për t'u shkëputur nga marrëveshja e koalicionit me SNP-në me Të Gjelbrit skocezë çoi drejt krizës qeveritare.

"Edhe pse rruga përmes kërkesës së mosbesimit për qeverinë këtë javë ishte absolutisht e mundur, unë nuk jam i gatshëm t'i ndryshoj vlerat dhe parimet e mija apo të bëj marrëveshje me dikë vetëm për ta ruajtur pushtetin", tha kryeministri.

Prandaj, shtoi Jusaf, "pasi që e kalova fundjavën duke menduar për atë se çka është më mirë për partinë time, për qeverinë dhe për vendin që e prij, konkludova se përmirësim të marrëdhënieve tona përmes hendekut politik të bëhet vetëm me ndonjë tjetër në krye".

"Për këto arsye, e njoftova sekretaren nacionale të SNP-së për qëllimin tim për t'u tërhequr nga pozita e liderit të partisë dhe kërkoj sa më parë të fillohet me konkursin për trashëguesin tim", tha Jusaf.

Ai theksoi se do të mbetet ministri i parë i Skocisë gjithnjë derisa nuk zgjidhet pasuesi i tij si lider i SNP-së. ab

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR