• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri shqiptar nesër për vizitë zyrtare në Turqi, opozita shqiptare në protestë para qeverisë

Kryeministri shqiptar nesër për vizitë zyrtare në Turqi, opozita shqiptare në protestë para qeverisë

Tiranë, 19 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nesër niset për vizitë zyrtare në Turqi, ku në Ankara do të takohet me "mikun e tij personal", presidentin Rexhep Taip Erdogan, lajmëroi Top çanel.

Ramën gjatë kësaj vizite do ta shoqërojë ministri për Evropë dhe Punët ë Jashtme, Igli Hasani ndërsa pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve.

"Gjatë tre mandateve qeveritare, Rama çdo vit është vizitor i rregullt i Turqisë. Presidenti Erdogan e vizitoi Shqipërinë më 17 janar 2022, kur solemnisht i përuroi banesat e reja në Laç, të ndërtuara nga qeveria e Turqisë, pas tërmetit shkatërrues që e goditi vendin më 26 nëntor 2019", shton televizioni.

Nga ana tjetër, opozita e bashkuar e kryesuar nga Partia demokratike, nesër do të mbajë protestë para qeverisë në orën 17:30 nën moton "Ose sot ose kurrë".

"Për sigurinë, sipas policisë do të angazhohen mbi 1.100 policë, përfshirë edhe pjesëtarët e njësisë speciale 'Renea', njësia për sistemim të shpejtë, si dhe Gardës nacionale, Kordon policor do të ketë para objektit të Qeverisë dhe perimetrit rreth tij. Në terren do të kyçen edhe agjentë civil të colët do ta ndjekin rrjedhën e protestës ndërsa dyert e qeverisë do të mbrohen me rrethojë metali. Do të ketë edhe cisterna me ujë nëse ka nevojë për rast të incidenteve", kumtoi policia.

Janë vendosur kamera me rezolucion të lartë përgjatë tërë bulevardit "Heronjtë e popullit", ku ndodhet ndërtesa qeveriatre. Ndalesë për komunikacion do të ketë edhe në sheshin "Nënë Tereza", si dhe disa rrugë në këtë pjesë të Tiranës, dy orë para fillimit dhe deri në prëfundimin e protestës. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR