• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Kryeministri Mickoski paralajmëroi për javën e ardhshme konsultime për reforma në Këshillin gjyqësor

Kryeministri Mickoski paralajmëroi për javën e ardhshme konsultime për reforma në Këshillin gjyqësor

Shkup, 31 tetor 2024 (MIA) - Gjatë javës së ardhshme do të fillojë procesi i reformës themelore të Këshillit republikan gjyqësor, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit, Antonijo Milloshoski nga VMRO-DPMNE, nëse qeveria pret shumicë prej dy të tretave për teformën themelore të këshillit gjyqësor, Mickoski u përgjigj se në koordinim me ministrin e Çështjeve Evropiane, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme, Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, dhe të gjithë të involvuarve, do të fillojë procesi i konsultimeve dhe reformave.

Ai shfaqi bindje se të gjithë deputetët në parlament do të votojnë për reformat, të cilat janë me rekomandim të Bashkimit Evropian. Njëherit, theksoi se qeveria do të sigurojë mbështetje për këto reforma.

Unë jam i bindur se të gjithë deputetët në parlament do të votojnë për një reformë të tillë e cila është rekomandim nga BE-ja. Nëse kjo nuk ndodhë, unë jam i bindur se qeveria do të sigurojë shumicë prej dy të tretave për një reformë të këtillë me të cilën do të marrë fund këshilli gjyqësor i robëruar dhe gjyqësia dhe prokuroria të cilat drejtësinë e tërheqin prapa", deklaroi Mickoski. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR