• e enjte, 07 nëntor 2024

Kryeministri Mickoski në Salzburg në Samitin e 20-të evropian

Kryeministri Mickoski në Salzburg në Samitin e 20-të evropian

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot në Salzburg do të marrë pjesë në Samitin e 20-të evropian dedikuar Bashkimit Evropian, ku do të mbajë fjalim.

Mickoski në Fejsbuk publikoi se mbrëmë ka marrë pjesë në darkë, me ftesë të kryetarit të krahinës Salcburg dhe kryetarit të Institutit të rajoneve evropiane, Franc Shausberger.

Bashkëbiseduesve të mi ua transmetova angazhimet dhe qëllimet e mia ndaj Rrugës evropiane të Maqedonisë. Evropa duhet t'i hapë dyert për shtetet që ecin përpara", theksoi Mickoski në postimin në FB.

Të martën ai do të takohet me presidentin e Austrisë, Aleksander Van der Belen dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Aleksandar Shalenberg. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR