• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Kryeministri Mickoski mori pjesë në drekën e punës me Fon der Lajen dhe kolegët nga Ballkani Perëndimor (PLT)

Kryeministri Mickoski mori pjesë në drekën e punës me Fon der Lajen dhe kolegët nga Ballkani Perëndimor (PLT)

Bruksel, 19 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski, i cili po qëndron për vizitë pune në Bruksel, sot së bashku me liderët e tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mori pjesë në drekën e punës në organizim të kryetares së Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.

Në kumtimin në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Mickoski theksoi se në fokus të agjendës së drekës së punës ishte Plani për rritje të Ballkanit Perëndimor i Komisionit evropian.

"Nënvizova se rajoni dhe shteti janë të lodhur nga lënia anash dhe pengesat të cilat janë bilaterale, ndërkaq nuk janë pjesë e kritereve objektive për inkuadrim në Union dhe se duhet të bëhen përpjekje më të mëdha për futje të besimit dhe kredibilitetit të tërë procesit", potencoi Mickoski në kumtim.

Kryeministri Hristian Mickoski, i cili po qëndron për vizitë pune në Bruksel, sot së bashku me liderët e tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mori pjesë në drekën e punës në organizim të

Kryeministri më tej theksoi se e ka prësëritur edhe angazhimin tonë për realizim të qëllimit strategjik - anëtarësimi në Union dhe përparim i bazuar në kritere reale dhe të qëndrueshme.

Paraprakisht, në kumtimin në platformën X, pas takimit, Fon der Lajen theksoi se të gjitha gjashtë vendet partnere nga Ballkani Perëndimor i takojnë Evropës.

"Kjo është ajo për të cilën punojmë. Paralelisht, i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre drejt tonave dhe me Planin tonë për rritje prej 6 miliardë euro për rajonin", theksoi Fon der Lajen në kumtim.

Komisioni evropian vitin e kalaur e promovoi Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor, në korniza të të cilit është formuar edhe Isntrumenti për rritje dhe reforma, në vlerë prej 6 miliardë eurove dedikuar për reeforma dhe projekte lidhur me sferën socio-ekonomike dhe të drejtat themelore. Qëllimi i planit është banorët dhe ekonomitë e vendeve nga Ballkani Perëndimor t'i ndjejnë përfitimet nga anëtarësimi në BE që para anëtarësimit në Union.

Në drekën e punës me Fon der Lajen, krahas Mickoskit morën pjesë edhe kryeminsitrat e Shqipërisë, Edi Rama, Kosovës, Albin Kurti dhe Malit të Zi, Millojko Spajiq. kryesuesja e Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mickoski sot pasdite në Bruksel do të ketë takime edhe me kreun e Këshillit të BE-së, Sharl Mishel, me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Oliver Varheji dhe me njeriun e parë të Drejtorisë së prëgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim (DP NEAR), Gert Jan Kopman.

Kryeministri gjatë vizitës në Bruksel është i shoqëruar nga ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski dhe të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani. ab/

Foto dhe video: ЕBS

QËNDRONI TË LIDHUR