• e enjte, 05 dhjetor 2024

Takimi Toshkovski - Neshiq: Bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy ministrive jep rezultate të shkëlqyera për sigurinë e qytetarëve tanë

Takimi Toshkovski - Neshiq: Bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy ministrive jep rezultate të shkëlqyera për sigurinë e qytetarëve tanë

Shkup, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka zhvilluar një takim pune me delegacionin e Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, të kryesuar nga ministri i Sigurisë, Nenad Neshiq. Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe avancimi i marrëdhënieve miqësore ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës.

“Kemi biseduar për të gjitha çështjet që janë në interes të të dy vendeve në drejtim të rrugës që na pret për të bërë të gjitha reformat e nevojshme për t'u afruar me familjen evropiane. Është rruga jonë e vetme që duhet të ecim së bashku në të ardhmen. Bashkëpunimi është në një nivel të shkëlqyer dhe ne po punojmë vazhdimisht për avancimin e tij. Bashkëpunimi i policive është i vazhdueshëm dhe i shkëlqyer, gjë që jep rezultate. Si iniciativë e kemi shqyrtuar çështjen e krijimit të një Asociacioni rajonal të qendrave për trajnim, i cili duhet t'i bashkojë të gjitha qendrat rajonale të trajnimit policor dhe bashkërisht të përparojmë dhe të avancojmë profesionalizmin e policisë në rajon", theksoi ministri Toshkovski.

Ministri Toškovski edhe një herë falënderoi Bosnjë dhe Hercegovinën për mundësinë që na e dha Bosnje dhe Hercegovina që gjatë periudhës së ndërrimit të letërnjoftimeve dhe pasaportave u mundësoi qytetarëve që kanë letërnjoftim dhe pasaportë të vlefshme të kalojnë transit nëpër territorin e saj, që në fakt është një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të mirë të dy ministrive dhe dy forcave policore për të lehtësuar jetën e qytetarëve të tyre.

Ministri i Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës, Nenad Neshiq, shprehu kënaqësinë e tij që Bosnje-Hercegovina dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë çështje të hapura, po bashkëpunojnë shumë mirë si dy vende mike dhe këtë do ta kultivojnë edhe në të ardhmen.

“Sot diskutuam të gjitha problemet e sigurisë së të dy vendeve, si migracioni i paligjshëm, trafikimi i qenieve njerëzore, krimi dhe korrupsioni dhe gjithçka që kërcënon qytetarët e të dy vendeve. Dy ministritë, dy forcat policore po punojnë për të goditur krimin dhe kriminelët, pavarësisht se në cilin shtet ndodhen dhe bashkëpunimi i përbashkët intensiv deri më tani ka dhënë rezultate të shkëlqyera”, theksoi ministri Neshiq.

Dy ministrat ishin të mendimit se promovimi i bashkëpunimit do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme dhe gjatë vizitës së ministrit Toshkovski në Ministrinë e Punëve të Brendshme të BeH, e cila do të realizohet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, do të nënshkruhet protokolli ndërmjet dy ministrive për bashkëpunim në fushën e ekzaminimeve forenzike dhe ekspertizës, me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale në ngritjen dhe funksionimin e segmenteve të ndryshme të veprimtarisë forenzike, duke ofruar mbështetje në përmirësimin e metodave të punës, edukimin e kuadrove dhe hulumtimet shkencore. bsh/

Foto: MIA/MPB

QËNDRONI TË LIDHUR