• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri libanez Mikati thirri mbledhje urgjente të Qeverisë për shkak të sulmeve izraelite

Kryeministri libanez Mikati thirri mbledhje urgjente të Qeverisë për shkak të sulmeve izraelite

Bejrut, 25 gusht 2024 (MIA) - Ushtruesi id etyrës kryeministër i Libanit, Naxhib Mikati thirri mbledhje urgjente të Qeverisë ku do të bisedohet për serinë e sulmeve ajrore izraelite sot në mëngjes në Libanin jugor.

Ushtria izraelite herët në mëngjes kreu mbi 40 sulme ajrore ndaj Libanit jugor, siç tha, duke tentuar ta parandalojë sulmin e gjerë të grupit Hezbollah ndaj Izraelit, shkruan "Gardian".

Në sulmet jetën e humbën tre persona, ndërsa katër janë lënduar më lehtë, ndërsa agjencia shtetërore libaneze e lajmeve kumtoi se pas sulmeve izraelite kanë shpërthyer zjarre. Autoritetet izraelite thanë se sulmet preventive të Izraelit parandaluan sulme ndaj Izraelit qendror.

Hezbollahu tha se sulmet preventive të Izraelit nuk kanë ndikuar në sulmin e tij dhe se të gjitha fluturaket pa pilot ishin lansuar "siç ishte planifikuar".

Grupi libanez kumtoi se ka sulmuar 11 baza ushtarake në pjesën veriore të Izraelit dhe ka lansuar mbi 320 raketa në "fazën e parë" të sulmit, që sipas saj, është hakmarrje prë vrasje të një prej komandantëve të Hezbollahut, Fuad Shukra në bejrut muajin e kaluar. Hezbollahu e akuzoi Izraelin për sulmin. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR