• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministri letonez paralajmëroi dorëheqje

Kryeministri letonez paralajmëroi dorëheqje

Riga, 14 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri i Letonisë, Krishijanis Karinsh, sot paralajmëroi se ai dhe qeveria e tij do të japin dorëheqje në fund të kësaj jave.

"Këtë të enjte do t'ia dorëzoj dorëheqjen këtij kabineti dhe presidentit, tha Karinsh në konferencë për shtyp.

Të premten, Karinsh tha se shpresonte të rikonfiguronte qeverinë pasi partnerët aktualë të koalicionit refuzuan riorganizimin e tij të propozuar të kabinetit.

"Partia e djathtë e Unitetit të Ri të Karinshit planifikon të zgjedhë kandidatin e saj për kryeministër të mërkurën, tha ai.

Mbetet që presidenti Edgars Rinkeviçs t'i japë një mandat kryeministrit të ri të mundshëm në përpjekje për të formuar një qeveri. Çdo koalicion i ri duhet të miratohet nga deputetët përpara se të marrë detyrën. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Letoni janë planifikuar për në vitin 2026. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR