• e enjte, 18 korrik 2024

Kryeministri Kovaçevski merr pjesë në Forumin e sigurisë Globsek 2023 në Bratisllavë

Kryeministri Kovaçevski merr pjesë në Forumin e sigurisë Globsek 2023 në Bratisllavë

Shkup, 31 maj 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski merr pjesë në Forumin global të sigurisë Globsek 2023 në Bratisllavë. Është paraparë që Kovaçevski të mbajë fjalim në panel sesionin me temë: Ballkani po kthehet në lojë", ku në fokus të diskutimeve do të jetë bashkëpunimi rajonal, integrimi i rajonit në BE dhe sfidat për Evropën nga lufta në Ukrainë.

U paralajmërua që në margjinat e takimit, Kovaçevski të ketë takim bilateral me presidentin francez, Emanuel Makron dhe me pjesëmarrës tjerë të Forumit.

Dje, në ditën e parë të Forumit, kryeministri Kovaçevski ka realizuar takim në Bratisllavë me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, me ç'rast e theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kontribuar në avancimin e rajonit, si dhe për paqen dhe stabilitetin e tij. Kryeministri theksoi se vendi ynë është i vendosur për të përforcuar dhe promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve është vendosur si një vend që është faktor stabiliteti në rajon.

Kovaçevski theksoi përkushtimin maksimal të Qeverisë në procesin e reformave në vend si dhe në procesin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, duke potencuar se anëtarësimi i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të parandalonte pikat e ndjeshme të rajonit që të prishin sigurinë dhe stabilitetin dhe me këtë ta pengojnë zhvillimin ekonomik të rajon.

Kovaçevski dhe Lajçak bënë thirrje për qetësimin e menjëhershëm të situatës në Kosovë dhe për kthimin e paqes dhe stabilitetit. Kryeministri Kovaçevski ritheksoi se Maqedonia e Veriut mbështet vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me NATO-n dhe BE-në në rajon në drejtim të konsolidimit të stabilitetit dhe përshpejtimit të integrimeve euroatlantike të Ballkanit Perëndimor. 

Në tubimin në Bratisllavë merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesues aktual me OSBE-në, Bujar Osmani, i cili dje mbajti fjalim në panelin kushutar ardhmërisë së zgjerimit të Bashkimit Evropian. 

Në fjalimin, ai theksoi se edhe pse anëtarësimi i plotë në BE mund të zgjasë disa vite, vendeve kandidate për anëtarësim në BE u duhen hapa të përkohshëm afatshkurtër, por të besueshëm dhe real për të avancuar ekonominë, lidhjen dhe proceset demokratike.

“Anëtarësimi në Komunitetin e Energjisë dhe Transportit së bashku me liberalizimin e vizave ishin shembuj të mirë se si të eksportohen rregullat deri te kandidatët para anëtarësimit të plotë në BE. Zgjerimi gradual i këtij integrimi në fusha të tjera do të promovojë stabilitetin, parashikueshmërinë dhe besimin në marrëdhëniet tona të ndërsjella”, theksoi Osmani.

Sipas tij, qëllimi i konceptit është t'u mundësojë vendeve të Ballkanit Perëndimor qasje në fonde, si dhe pozita vëzhguese në institucionet evropiane, me qëllimin përfundimtar nga vendet e Ballkanit Perëndimor të zhvillojnë kapacitete kompatibile me vlerat evropiane dhe konkurrencën e tregut.

Although full EU membership may take several years, EU candidate countries need short-term but credible and realistic temporary steps to improve the economy, connectivity and democratic proce

“Kjo nuk është alternativë për anëtarësimin e plotë, por diçka e dobishme për qytetarët tanë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit, siç është integrimi progresiv i Tregut unik, p.sh. lëvizja e lirë e mallrave; lehtësimi i tregtisë ndërmjet rajonit dhe BE-së përmes uljes dhe eliminimit të tarifave dhe kuotave të mbetura doganore, duke përfshirë produktet bujqësore dhe duke ofruar përjashtime nga masat tregtare; furnizimi pa pagesë i shërbimeve dhe lëvizja e kapitalit; përfshirja në politikat tregtare dhe tatimore të orientuara drejt së ardhmes, e tjerë”, tha ai.

Në margjinat e Forumit, Osmani dje ka realizuar disa takime me pjesëmarrës të Globsek 2023, mes të cilëve edhe me ministrin sllovak të Punëve të Jashtme, Mirosllav Vllahovski dhe të dërguarin e posaçëm të Francës për rindërtim dhe ndihmë të Ukrainës, Pjer Ejborn.

Ndryshe, në Forumin në Bratisllavë marrin pjesë shefa të shteteve dhe qeverive nga Evropa dhe bota, si dhe përfaqësues të organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare.

Në fokus të diskutimeve në Forum janë përkrahja e mëtejshme për Ukrainën, rezistenca e Evropës përballë luftës, si dhe zbutja e pasojave globale nga konflikti përmes përforcimit të lidhjeve ekonomike dhe energjetike. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR