• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri jordanez i bëri thirrje SHBA-së që t'i japë fund masakrës në Gazë

Kryeministri jordanez i bëri thirrje SHBA-së që t'i japë fund masakrës në Gazë

Oman, 19 janar 2024 (MIA) -SHBA-ja dhe fuqitë e tjera perëndimore duhet të përdorin ndikimin e tyre ndaj Izraelit për t'i dhënë fund "masakrës" aktuale në Gazë, deklaroi kryeministri jordanez Bisher al Hasavane.

Hasavane tha se bombardimi i Gazës i ka të gjitha "elementet e krimeve të luftës kundër njerëzimit" dhe se diplomacia ndërkombëtare është e nevojshme për të siguruar një armëpushim", transmeton "Xherusalim post".

“Nevojitet lidership nga miqtë tanë amerikanë dhe partnerët tanë amerikanë dhe vende të ndryshme në botë, të cilët mund të ndikojnë në procesin e vendimmarrjes në Izrael për t'i dhënë fund kësaj masakre”, tha kryeministri jordanez në një mbledhje të diasporës arabe në shkollën e Londrës për ekonominë.

Ai shtoi se opinioni publik në Perëndim është i shqetësuar për dhunën dhe pamundësinë për të ofruar ndihmë për pjesët e shkatërruara të Gazës. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR