• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri japonez e shkarkon djalin e tij nga funksioni i sekretarit për sjellje të pahijshme

Kryeministri japonez e shkarkon djalin e tij nga funksioni i sekretarit për sjellje të pahijshme

Tokio, 29 maj 2023 (MIA) - Kryeministri japonez, Fumio Kishida sot deklaroi se e ka shkarkuar nga funksioni djalin e tij nga funksioni i sekretarit për shkak të "sjelljes së pahijshme" në rezidencën zyrtare.

Vendimi erdhi pasi një magazinë publikoi se Shotaro Kishida ka ftuar miq në aheng në rezidencën zyrtare të kryeministrit vitin e kaluar.

"Sjellja e tij në opinion vitin e kaluar ishte e papërshtatshme për një sekretar politik dhe vendosëm ta ndërrojmë", deklaroi Kishida duke shtuar se dorëheqja do të hyjë në fuqi më 1 qershor.

Kryeministri hasi në kritika për sjelljen e djalit të tij, i cili në udhëtimet në Evropë me automjetet zyrtare u ka blerë suvenire ministrave.

Kishida i humbi katër ministra për tre muaj për shkak të pretendimeve për parregullsi financiare ose lidhje me sektin kontravers "Mun" i njohur edhe si Kishë e bashkimit.


foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR