• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministri i rizgjedhur spanjoll Sançez do të mbajë ministrat kryesorë në kabinetin e ri

Kryeministri i rizgjedhur spanjoll Sançez do të mbajë ministrat kryesorë në kabinetin e ri

Madrid, 20 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri i rizgjedhur spanjoll Pedro Sançez me siguri do të mbajë disa nga ministrat e tij më të rëndësishëm në pozionet e tyre në kabinetin e ri, përbërja e të cilit pritet të shpallet zyrtarisht sot më vonë, njoftuan agjencitë, duke cituar Radio Kandera dhe gazetën Pais.

Ministrja e Ekonomisë Nadija Kalvino Santa Maria, ministrja e Energjetikës Teresa Ribera Rodrigez, ministrja e Financave Maria Hesus Montero Kuadrado dhe ministrja e Punës Jolanda Dijaz me siguri do të mbesin në vendet e tyre ministrore. Në të njëjtën kohë, Zhordi  Ereu i Partisë Socialiste të Punëtorëve të Spanjës pritet të drejtojë Ministrinë e Industrisë.

Kabineti i Sançezit përsëri do të ketë 22 ministra, edhe pse ai premtoi se do ta ulë numrin e tyre. 

Në formacionin e majtë politik ekstrem "Sumar", të kryesuar nga Jolanda Diaz, i janë ofruar pesë poste ministrore, njoftoi sot TVE shtetërore. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR