• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri i ri i përkohshëm i Pakistanit ka bërë betimin

Kryeministri i ri i përkohshëm i Pakistanit ka bërë betimin

Karaçi, 14 gusht 2023 (MIA) - Anvar-ul-Hak Kakar u betua sot në Pakistan për të marrë zyrtarisht rolin e kryeministrit në detyrë dhe do ta udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e caktuara për disa muaj.

“Do të përpiqem të ruaj ideologjinë islame sepse ajo është baza e krijimit të Pakistanit”. Nuk do të lejoj që interesat personale të ndikojnë në sjelljen time apo vendimet zyrtare”, tha senatori i deritanishëm i provincës Beluxhistan në një ceremoni që u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

Ai u betua para Presidentit Arif Alvi në ditën e pavarësisë së shtetit dhe në prani të ish-kryeministrit Shehbaz Sharif.

Detyra e parë e Kakarit, (52), do të jetë zgjedhja e anëtarëve të qeverisë që do të udhëheqin vendin deri në periudhën parazgjedhore, e cila mund të zgjasë me muaj.

Qeveria paralajmëroi tashmë se komisionit zgjedhor i duhet kohë për të rikonstituuar njësitë zgjedhore, ndërkohë që autoritetet përpiqen të sjellin stabilitet në vend pavarësisht krizës së sigurisë, ekonomike dhe politike.

Fundjavën e kaluar, 70-vjeçari i njohur Kan u dënua me tre vjet burg për korrupsion. Kanit i është ndaluar të kandidojë për zgjedhje për pesë vitet e ardhshme, por avokati i tij e ka apeluar vendimin. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR