• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri i ri i Haitit premtoi se do të luftojë për unitet në vend

Kryeministri i ri i Haitit premtoi se do të luftojë për unitet në vend

San Huan, 29 maj 2024 (MIA) - Kryeministri i ri i Haitit, Geri Konil, sot, gjatë fjalimit të tij të parë publike pas zgjedhjeve, premtoi se do të angazhohet për unitet në këtë vend të Karaibeve, i cili muajt e fundit është tronditur nga konfliktet mes bandave kriminale.

Konil në fjalim falenderoi organizatat civile, partitë politike dhe anëtarët e diasporës të cilët e propozuan për kandidat, duke thënë se është "shumë i nderuar me zgjedhjen". 

 Ai edhe më herët ka qenë kryeministër i Haitit, nga tetori i vitit 2011 deri në maj të vitit 2012, kur presidenti i ishullit të Karaibeve ishte Mishel Marteli. Konil tani po përballet me detyrë të rëndë sepse Haiti është nën rrethimin e bandave, të cilat e kontrollojnë të paktën 80 për qind të kryeqytetit Port-o-Prens, ndërkohë që vendi pret dislokimin e forcave policore nga Kenia dhe vende të tjera që mbështesin misionin e KB-së.

 Përveç zgjedhjes së kryeministrit, Këshilli kalimtar i Haitit ka për detyrë të organizojë zgjedhjet presidenciale para fillimit të vitit 2026.

 Anëtarët e Këshillit mbrëmë vonë për mediat amerikane deklaruan se gjashtë nga shtatë anëtarë me të drejtë vote e zgjodhën Konilin për kryeministër, ndërsa anëtari i shtatë për momentin nuk është në Haiti dhe për atë arsye nuk ka votuar.  

 Kryeministri ndan pushtetin ekzekutiv me presidencën, e cila është zbrazur që nga vrasja e presidentit Xhovenel Mojs, në korrik të vitit 2021. Vdekja e tij la një vakum pushteti që bandat kriminale filluan ta shfrytëzonin më vonë atë vit. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR