• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministri i Portugalisë ka dhënë dorëheqje për shkak të hetimit për parregullsi rreth projekteve për gërmim të litiumit

Kryeministri i Portugalisë ka dhënë dorëheqje për shkak të hetimit për parregullsi rreth projekteve për gërmim të litiumit

Lisbonë, 7 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri portugez, Antonio Koshta ka dhënë dorëheqje për shkak të hetimit për parregullsi rreth projekteve për gërmim të litiumit dhe hidrogjenit. 

Koshta kishte prononcim televiziv para popullit duke bërë të ditur vendimin e tij pasi sot hyri policia në disa ndërtesa qeveritare dhe ishin arrestuar të paktën pesë persona, në mesin e të cilëve edhe shefi i kabinetit të kryeministrit, Vitor Eskaria. 

Kryeministri tha se është i befasuar nga lajmi se po vijon hetimi për korrupsion dhe se do të bashkëpunojë me organet hetuese. 

Më parë gjatë ditës, mediat lokale publikuan se po bëhet bastisje në disa ndërtesa qeveritare, duke përfshirë edhe rezidencën zyrtare të kryeministrit, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe shtëpinë e ministrit të Infrastrukturës, Zhoao Galamba. Prokuroria zyrtarisht njoftoi se ai është në mesin e të dyshuarve. 

Sipas gazetës "Publiko", gjatë aksionit të sotëm janë arrestuar të paktën pesë persona. Përveç shefit të kabinetit të kryeministrit, është arrestuar edhe kryetari i qytetit Sinesh, Nuno Mashkarenjash, si dhe dy sipërmarrës. Në Sinesh ka plane investimi për ndërtimin e kapaciteteve për nxjerrjen e hidrogjenit. 

Në fillim të vitit prokuroria portugeze e konfirmoi informacionin se po hetohen projekte në lidhje me gërmimin e litiumit dhe hidrogjenit, por emrat e të dyshuarve atëherë nuk ishin publikuar. 

Qeveria e Koshtas këtë vit ishte e përfshirë në edhe një skandal, në lidhje me kompaninë shtetërore ajrore TAP. Presidenti Rebelo de Souza kërkoi dorëheqje nga Galamba si ministër i Infrastrukturës, por Koshta vendosi ta mbajë në funskion. Ky u bë shkak që partitë opozitare t'i drejtohen shefit të shtetit me kërkesën për shpërbërjen e parlamentit. 

Portugalia ka rezerva të litiumit prej 60.000 tonë metrikë dhe është prodhuesja më e madhe e këtij produkti në Evropë. Por, madje tani vendi filloi të përgatitet për prodhimtarinë e litiumit me cilësi më të lartë, i cili shfrytëzohet në automobilat elektrikë dhe për furnizim të pajisjeve elektronike. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR