• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministri i Letonisë e konfirmoi dorëheqjen pas prishjes së koalicionit të tij

Kryeministri i Letonisë e konfirmoi dorëheqjen pas prishjes së koalicionit të tij

Rigë, 17 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri letonez Krishanis Karinsh sot e konfirmoi dorëheqjen e tij, me çka automatikisht përfundon mandati i kabinetit të tij, në pajtim me Kushtetutën, njoftoi DPA.

Qeveria, e cila e humbi pushtetin për shkak të kontesteve të brendshme në koalicion, do të vazhdojë të punojë deri në inaugurimin e kabinetit të ri. Letonia, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, kufizohet me Rusinë dhe Bjellorusinë", përkujton DPA.

Presidenti Edgars Rinkeviçs, autorizimet e të cilit përfshijnë edhe emërimin e kryeministrit të ri, paralajmëroi se javën e ardhshme do të fillojë konsultime me të gjitha partitë parlamentare.

Koalicioni ra pasi Karinsh tentoi të përfshijë dy parti opozitare të majta në të, edhe krahas mospajtimit të partnerëve të tij për këtë. bsh/

Foto: arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR