• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kryeministri i Katarit konfirmoi se Izraeli dhe Hamasi kanë arritur armëpushim në Gazë dhe një marrëveshje për pengjet

Kryeministri i Katarit konfirmoi se Izraeli dhe Hamasi kanë arritur armëpushim në Gazë dhe një marrëveshje për pengjet

Doha, 15 janar 2025 (MIA) - Kryeministri i Katarit, Mohamed bin Abdulrahman Al Tani, tha se ndërmjetësit presin që marrëveshja për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit të hyjë në fuqi të dielën, më 19 janar.

Në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Katarit, Doha, Kryeministri falënderoi përfaqësuesin e presidentit amerikan Xho Bajden, Bret Mekgurk dhe përfaqësuesin e presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp, Stov Vitkof.

"Katari, Egjipti dhe SHBA-ja me kënaqësi e publikojnë suksesin e përpjekjeve të përbashkëta ndërmjetësuese pasi palët ndërluftuese në Gazl arritën një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve dhe pengjeve," theksoi ai.

Sipas marrëveshjes, e cila ende nuk është shpallur zyrtarisht, Hamasi dhe grupet militante aleate pritet të lirojnë 33 pengje nga Izraeli.

Në këmbim, Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë.

Sipas burimeve të mediave perëndimore:

• Faza e parë do të zhvillohet gjatë armëpushimit fillestar 42-ditor.

• Kabineti izraelit duhet të miratojë marrëveshjen me shumicë të thjeshtë votash.

• Izraeli beson se shumica e 33 pengjeve që do të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes janë gjallë.

• Në mesin e të liruarve pritet të jenë edhe pesë gra, ushtare izraelite, secila prej të cilave do të shkëmbehet me 50 të burgosur palestinezë, duke përfshirë 30 militantë të dënuar me burgim të përjetshëm.

• Qindra të burgosur palestinezë pritet të lirohen. Të burgosurit palestinezë që konsiderohen përgjegjës për vrasjet e izraelitëve nuk do të lirohen në Bregun Perëndimor, por në Rripin e Gazës ose jashtë vendit sipas marrëveshjeve me vendet e huaja.

• Ushtria izraelite do të fillojë të tërhiqet gjatë fazës së parë, por do të qëndrojë përgjatë kufirit Gazë-Egjipt. Izraeli gjithashtu do të mbajë një zonë tampon në Gazë përgjatë kufirit me Izraelin, madhësia e së cilës ende nuk është publikuar.

Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden tha se kishte një "pasdite shumë të mirë" pasi zyrtarisht e publikoi marrëveshjen midis Izraelit dhe Hamasit.

"Kjo është një pasdite shumë e mirë sepse më në fund mund të shpall një armëpushim dhe një marrëveshje pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit pas më shumë se 15 muajsh konflikti që filloi me masakrën brutale të Hezbollahut më 7 tetor," tha Baden, duke cituar gabimisht grupin që nisi sulmin më 7 tetor 2023.

Ai shtoi: “Më shumë se 15 muaj terror për pengjet, familjet e tyre, popullin izraelit”. Më shumë se 15 muaj vuajtje për popullin e pafajshëm të Gazës. Luftimet në Gazë do të ndalen. Dhe së shpejti pengjet do të kthehen në shtëpi te familjet e tyre". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR