• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministri i Katarit konfirmoi se Izraeli dhe Hamasi janë afër arritjes së marrëveshjes për pengjet në Gaza

Kryeministri i Katarit konfirmoi se Izraeli dhe Hamasi janë afër arritjes së marrëveshjes për pengjet në Gaza

Doha, 19 nëntor 2023 (MIA) – Kryeministri i Katarit, sheiku Mohamed bin Abdulrahman al-Tani deklaroi sot se është gjithnjë e më i bindur se do të arrihet marrëveshje për pengjet mes Izraelit dhe Hamasit, duke shtuar se sfidat që mbeten (deri në përmbushjen e marrëveshjes) "janë shumë të vogla".

"Sfidat që qëndrojnë në arritjen e marrëveshjes janë vetëm praktike dhe logjistike", tha sheiku Mohamed në Doha në një konferencë të përbashkët shtypi me shefin e diplomacisë evropiane, Zhosep Borel, transmetojnë mediat britanike.

Gazeta "Uashington post" duke cituar protagonistë të njohur me marrëveshjen e pretenduar, mbrëmë publikoi se Izraeli, SHBA dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje kornizë për lirimin e disa dhjetëra grave dhe fëmijëve të mbajtur peng në Gaza në këmbim të një armëpushimi pesëditor.

Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mbrëmë mohoi se është arritur një marrëveshje e tillë, ndërsa të njëjtën gjë e bëri më vonë edhe Shtëpia e Bardhë.

Foto: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR