• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri i Katarit dhe shefi i inteligjencës së Egjiptit u takuan me Hamasin në Doha

Kryeministri i Katarit dhe shefi i inteligjencës së Egjiptit u takuan me Hamasin në Doha

 

Doha, 5 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri i Katarit, Mohamed bin Abdulrahman Al-Tani dhe shefi i inteligjencës egjiptiane, Abas Kamel, janë takuar sot me anëtarët e Hamasit në Doha për bisedime për armëpushim në Gazë.

Negociatorët kryesorë u takuan me grupin militant palestinez për të "diskutuar për një marrëveshje armëpushimi në Gazë dhe shkëmbim të pengjeve dhe të burgosurve", tha burimi i cili donte të mbetet anonim për shkak të ndjeshmërisë së bisedimeve.

Shefi i CIA-s Bill Barns pritet gjithashtu në Katar të vazhdojë të punojë me ndërmjetësit për të arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund armiqësive.

Bret MekGurk, këshilltari kryesor i Bajdenit për Lindjen e Afërt, u dërgua gjithashtu në Katar, sipas faqes informative Aksios, e cila citoi një burim të administratës.

Katari, me SHBA-në dhe Egjiptin, është i angazhuar në negociata disamujore rreth detajeve për armëpushim në Gazë.

Por përveç një pauze shtatë-ditore në armiqësitë që filluan në nëntor që çuan në lirimin e më shumë se 100 pengjeve, përpjekjet e ndërmjetësimit nuk i kanë dhënë fund luftimeve. ls/

Foto: Epa

 

QËNDRONI TË LIDHUR