• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kryeministri i Irlandës në takim me Kurtin: Ardhmëria e Kosovës është në BE dhe Këshillin e Evropës

Kryeministri i Irlandës në takim me Kurtin: Ardhmëria e Kosovës është në BE dhe Këshillin e Evropës

Prishtinë, 11 janar 2024 (MIA) - Ardhmëria e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës dhe Irlanda do ta përkrah Kosovën në hapat e ardhshme, deklaroi sot në Prishtinë kryeministri irlandez, Leo Varadkar pas bisedës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Varadkar tha se Irlanda është një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, me çka krenohet, njofton Reporteri.net.

"Kurti dhe unë pajtohemi që e ardhmja e Kosovës është në BE dhe në Këshillin e Evropës dhe me shumë endje do ta përkrahim Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës këtë vit dhe të fillojmë edhe procesin e negociatave me BE për anëtarësim edhe atje. Kosova po tregon zotimin ndaj vlerave evropiane”, tha kryeministri irlandez.

Sipas tij, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradin, është jetik për të arritur një zhvillim të mëtejmë dhe siç theksoi, ky vit është me rëndësi që stabiliteti mes dy vendeve të konsolidohet. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR