• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministri i Indisë kërkon anëtarësimin e plotë të Bashkimit Afrikan në G20

Kryeministri i Indisë kërkon anëtarësimin e plotë të Bashkimit Afrikan në G20

Nju Delhi, 18 qershor 2023 (MIA) – Kryeministri indian Narendra Modi u ka dërguar një letër liderëve të G20-ës duke propozuar anëtarësimin e plotë dhe të përhershëm të Bashkimit Afrikan në samitin e ardhshëm në Indi.

Propozimi i Modit për t'i dhënë anëtarësimin e plotë Bashkimit Afrikan në G20 tregon përkushtimin e Indisë për të forcuar praninë dhe partneritetin e saj me Afrikën në formësimin e politikës globale, tha një burim i njohur me këtë çështje.

G20 është një forum ndërqeveritar i ekonomive më të mëdha të zhvilluara dhe në zhvillim në botë. Anëtarët përfaqësojnë rreth 85 për qind të BPV-së botërore dhe më shumë se 75 për qind të tregtisë botërore, si dhe rreth dy të tretat e popullsisë së botës. Grupi përbëhet nga 19 vende dhe Bashkimi Evropian. Këtë vit, G20 ftoi gjithashtu nëntë vende "mysafirë" që nuk janë anëtarë të grupit, duke përfshirë Bangladeshin, Singaporin, Spanjën dhe Nigerinë, si dhe organizata ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Banka Botërore dhe FMN.

"Ky do të jetë hapi i duhur drejt një arkitekture dhe qeverisjeje globale të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese", tha burimi për propozimin për anëtarësim në Bashkimin Afrikan.

Bashkimi Afrikan përbëhet nga 55 vende anëtare. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 



QËNDRONI TË LIDHUR