• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministri i Haitit ka dhënë dorëheqje dhe ka pranuar sistemim të forcave në vend nën patronatin e KB-së

Kryeministri i Haitit ka dhënë dorëheqje dhe ka pranuar sistemim të forcave në vend nën patronatin e KB-së

Uashington, 12 mars 2024 (MIA) - Kryeministri i Haitit, Ariel Henri, është pajtuar që të japë dorëheqje, pas disa javëve të rritjes së presionit dhe shkallës së dhunës në këtë shtet të varfër dhe ka pranuar sistemim të forcave në vend nën patronatin e KB-së.

Henri e ka marrë këtë vendim, pasi liderët rajonalë janë takuar dje në Xhamajka për të diskutuar një tranzicion politik në Haiti. Ai është bllokuar aktualisht në Puerto Riko, pasi bandat e armatosura ia kanë pamundësuar kthimin në shtëpi.

Kryeministri i Haitit ka shkuar në Puerto Riko pas një udhëtimi në Kenia, në fund të shkurtit, për të siguruar mbështetjen e këtij vendi për një mision të sigurisë, të mbështetur prej Kombeve të Bashkuara.

Përmes një video-adresimi, Henri u ka bërë thirrje haitianëve që të qëndrojnë të qetë.

“Qeveria që jam duke udhëhequr do të dorëhiqet menjëherë pas instalimit të këshillit. Dua të falënderoj popullin e Haitit për mundësinë që më ka dhënë. Po u kërkoj haitianëve që të jenë të qetë dhe të bëjnë gjithçka që munden, në mënyrë që paqja dhe stabiliteti të arrihen sa më shpejt që është e mundshme”, ka thënë Henri.

Pas njoftimit të tij, haitianët kanë dalë nëpër rrugë për të festuar.

Një këshill transitor presidencial, i prezantuar pas takimit në Xhamajka, do të përfaqësojë sektorë të ndryshëm të shoqërisë haitiane.

Detyrat e tij janë përzgjedhja e një kryeministri dhe kabineti me mandat të përkohshëm, dhe krijimi i një këshilli zgjedhor për të lehtësuar procesin zgjedhor, që mund të jetë i pari prej vitit 2016.

Henri, i cili e ka udhëhequr shtetin vetëm si ushtrues detyre prej korrikut të vitit 2021, pas vrasjes së presidentit zhovenel Moise, i ka shtyrë vazhdimisht zgjedhjet, duke thënë se fillimisht duhet garantuar paqja.

Bandat tejet të armatosura e kanë rritur kontrollin nëpër rrugët e kryeqytetit Port-o-Prens, dhe e kanë sulmuar burgun kryesor, duke iu ndihmuar mijëra të burgosurve që të ikin prej atyre ambienteve.

Kryeqyteti dhe rajoni përreth është zyrtarisht në gjendje lufte, dhe masa e orës policore është vazhduar.

Shtëpia e Bardha ka dëshiruar fillimisht që Henri të kthehet në Haiti për të vëzhguar procesin transitor, mirëpo rritja e shkallës së dhunës i ka ndryshuar idetë në Uashington.

Zyrtarë brenda Departamentit amerikan të Shtetit kanë thënë se presin që anëtarët këshillit transitor të emërohen në 24-48 orët e ardhshme. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR