• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri i Britanisë bëri thirrje për uljen e tensioneve përgjatë kufirit libanezo-izraelit

Kryeministri i Britanisë bëri thirrje për uljen e tensioneve përgjatë kufirit libanezo-izraelit

Londër, 24 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer sot bëri thirrje për përmbajtshmëri dhe ulje të tensioneve përgjatë kufirit libanezo-izraelit, përderisa Izraeli për të dytën ditë me rradhë po kryen sulme në zonën e kontrolluar nga Hezbollahu në kryeqytetin libanez, Bejrut.

"Sot përsëri bëj thirrje për përmbajtshmëri dhe ulje të tensiuoneve përgjatë kufirit midis Izraelit dhe Libanit në Lindjen e Afërt. Përsëri u bëj thirrje të gjitha vendeve që të tërhiqen nga pragu i dështimit", tha ai në fjalimin në konferencën vjetore të Partisë Laburiste në Liverpul.

Kryeministri britanik theksoi edhe se secila politikë e qeverisë së tij do të financohet në mënyrë adekuate.

Fjalimi i Starmerit është ndërprerë nga një protestues, i cili filloi të bërtas për konfliktin në Rripin e Gazës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë, Dejvid Lami mbrëmë bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Libanit para takimit të ministrave të G7, ndërsa numri i viktimave nga sulmet izraelite kundër Hezbollahut është rritur në pothuaj 500 persona. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR