• e premte, 27 dhjetor 2024

Kryeministri francez Kasteks ka paralajmëruar dorëheqjen e tij nëse  fiton Makroni

Kryeministri francez Kasteks ka paralajmëruar dorëheqjen e tij nëse  fiton Makroni
Paris, 19 prill 2022 (MIA) - Kryeministri francez Zhan Kateks sot deklaroi se synon të japë dorëheqje pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, nëse presidenti në largim Emanuel Makron fiton, transmeton radioja Frans Info. “Do të jap dorëheqjen në ditët pas zgjedhjeve nëse Makron rizgjedhet”, tha Kasteks, duke shtuar se gjithçka varet nga rezultatet e zgjedhjeve. Ai la të kuptohet se mund të qëndrojë në pushtet deri në zgjedhjet parlamentare të qershorit, nëse liderja e ekstremit të djathtë Marin Le Pen fiton zgjedhjet presidenciale, siç e lejon kushtetuta. Për Le Pen tha se nuk kishte drejtuar kurrë asgjë, e as nuk ka qenë në pushtet.

QËNDRONI TË LIDHUR