• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kryeministri francez Barnie jep dorëheqje pas votëbesimit në Parlament

Kryeministri francez Barnie jep dorëheqje pas votëbesimit në Parlament

Paris, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Francës, Mishel Barnie sot ia dorëzoi dorëheqjen presidentit të vendit, Emanuel Makron.

Qeveria e Barnies humbi mbrëmë votëbesimin në Asamblenë kombëtare (Dhoma e ulët e Parlamentit) me një shumicë prej 331 votash.

Sipas komunikatës nga Pallati i Eliseut, Makroni i ka kërkuar Barnies dhe qeverisë së tij të vazhdojnë punën si një administratë e përkohshme deri në emërimin e kryeministrit të ri.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR