• e premte, 27 dhjetor 2024

Kryeministri britanik Sunak me sulme të ashpra ndaj Boris Xhonsonit

Kryeministri britanik Sunak me sulme të ashpra ndaj Boris Xhonsonit

 Londër, 12 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri britanik Rishi Sunak sot i dërgoi sulme të ashpra paraardhësi të tij Boris Xhonson  lidhue me refuzimin e Sunakut që të emërojë bashkëpunëtorë të  e ish-banuesit të Dauning Strit" 10, që çoi në tensione serioze në  Partinë Konservatore,  raportuan mediat franceze.

"Boris Xhonsoni më kërkoi të bëja diçka për të cilën nuk isha gati, sepse mendova se nuk ishte e drejtë", deklaroi Rishi Sunak në një intervistë për mediat. Nuk  mendoja se do të ishte një gjë e mirë dhe nëse disave nuk u pëlqen, le të jetë kështu, shtoi ai. 

 Kjo deklaratë e kryeministrit britanik e ilustron tensionin që trondit Partinë Konservatore në pushtet mes mbështetësve të kryeministrit aktual dhe atyre të paraardhësit të tij.

Ish-kryeministri dha dorëheqje verën e kaluar, por thuhet se dëshiron të kthehet në pushtet. 

Të premten, Boris Xhonsoni njoftoi se po heq dorë nga kolltuku i deputetit sepse u përball me dënim për gënjimin e deputetëve gjatë pandemisë KOVID-19. Ai sulmoi fuqishëm pasardhësin e tij. 

 Largimi i Boris Xhonsonit, gjithashtu, vjen pas dramës rreth një liste të emërimeve të përjetshme në Dhomën e Lordëve, që  kryeministrat tradicionalisht e ofrojnë në fund të mandatit të tyre.

 Kryeministri aktual duhet t'i miratojë këto emërime në konsultim me Komitetin e Emërimeve të Dhomës së Lordëve dhe praktikisht nuk bën asnjë ndryshim në listën e parashtruar.

 Sipas mediave britanike,   për këto takime së fundmi kanë folur Boris Xhonsoni dhe Rishi Sunaku.

 Mosmarrëveshja u përshkallëzua gjatë fundjavës, që e detyroi komisionin të bëjë të ditur se nuk i mbështet kandidaturat e tetë individëve (të paemëruar) që i propozoi Boris Xhonsoni.

 Sunaku sot doli me sqarime, duke siguruar se publikimi i një liste ndryshe nga mendimi  i këtij komisioni “do të thotë heqje” e prerogativave të tij “apo premtime për disa njerëz”. ar/

 Foto: Arkivi

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR