• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kryeministri britanik Starmer u takua me Makronin

Kryeministri britanik Starmer u takua me Makronin

Paris, 29 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer sot në Paris u takua me presidentin francez, Emanuel Makron.

Para vizitës në Paris, Starmer ishte në Berlin në bisedë me kolegun e tij gjerman, Ollaf Sholc, që tregon dëshirën e kryeministrit për t'i thelluar lidhjet me figurat kyçe në Union, njoftojnë agjencitë.

Në fillim të vizitës së tij, Starmer tha se nuk e "heq Bregzitin" me planet e tij për marrëveshje të re me Gjermaninë.

Ai u pajtua me Sholcin se marrëveshja me Gjermaninë do të lidhet deri nga fundi i vitit, duke e quajtur atë "mundësi një herë në një gjeneratë". Të dy vendet u pajtuan ppër zhvillimin e "një plani të përbashkët për luftë kundër migrimit ilegal". bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR