• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministri britanik Starmer thirri mbledhje urgjente shkaku i protestave në vend

Kryeministri britanik Starmer thirri mbledhje urgjente shkaku i protestave në vend

Londër, 5 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer sot thirri mbledhje urgjente të shefave të policisë, vendim ky që u mor pas protestave disaditore kundër emigrantëve ku u dogjën ndërtesa dhe makina, ndërsa shënjestër ishin edhe hotelet ku janë vendosur azilkërkuesit.

Protestat në vend filluan javën e kaluar pasi tre vajza u vranë në një sulm me thikë në Sautport në veriperëndim të Anglisë. Gjatë demonstratave deri më tani janë arrestuar 420 persona.

Grupet antiemigrante dhe antimyslimane kanë shfrytëzuar vrasjet që në internet kanë përhapur informacione të rrejshme se sulmuesi i dyshuar ishte një islamist radikal i cili kishte mbërritur së fundmi në Britani. Policia kumtoi se i dyshuari ka lindur në Britani të Madhe dhe se rasti nuk trajtohet si akt terrorist.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR