• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryeministrat e Ukrainës dhe Katarit në takim në Kiev për nevojën e iniciativës "Drithi nga Ukraina"

Kryeministrat e Ukrainës dhe Katarit në takim në Kiev për nevojën e iniciativës

 Kiev, 28 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri ukrainas Denis Shmigal dhe kryeministri i Katarit sheiku Mohamed bin Abdulrahman Al Thani, i cili r kryen edhe funksionin ministër i Punëve të Jashtme, sot u takuan në Kiev dhe së bashku theksuan nevojën për vazhdimin e iniciativës "Drithi i Ukrainës”, raporton Ukrinform.

Shmigal gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij nga Katari, theksoi se "tërheqja e Rusisë nga marrëveshja e drithit të Detit të Zi, krimet e saj kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe gjenocidi kundër popullit ukrainas kërkojnë një përgjigje urgjente dhe vendimtare nga komuniteti botëror".

Sipas tij, dalja e Rusisë nga Marrëveshja e drithit e kërcënon jetën e miliona njerëzve, jo vetëm në Ukrainë, por edhe kudo në botë, veçanërisht në Afrikë, Azi dhe konkretisht në Lindjen e Mesme. 

 "Së bashku me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Katarit, e theksuam rëndësinë e ripërtëritjes së Marrëveshjes për drithin e Detit të Zi", tha Shmigal.

Rusia e ndërpreu Marrëveshjen për drithin të Detit të Zi më 17 korrik, ditën e fundit të afatit  të marrëveshjes së lidhur  në korrik të vitit të kaluar me ndërmjetësim të KB-së dhe Turqisë në lidhje me iniciativën "Drithi nga Ukraina". 

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR