• e diel, 24 nëntor 2024

Kryeministrat e Holandës dhe dhe të Luksemburgut sot në Kosovë

Kryeministrat e Holandës dhe dhe të Luksemburgut sot në Kosovë

 Prishtinë, 4 korrik 2023 (MIA) - Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut, Mark Rute dhe Ksavier Betel pritet të mbërrijnë paradite në Prishtinë, ku do të priten nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lajmëroi korrespoendenti i MIA-s nga Prishtina.

 Sipas kumtesës së mbrëmshme të shërbimit qeveritar për informim, Kurti do t'i presë kryeministrat e të dyja vendeve anëtare të BE-së në aeroportin e Prishtinës, pas çfarë do të ketë takim të tre kryeministrave, ndërsa më vonë do të ketë konferencë për shtyp para mediave. 

 Rute dhe Ksavier do të mbërrijnë në Prishtinë nga Beogradi, ku dje janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

 Vizita e tyre në të dyja vendet, siç deklaruan mbrëmë pas takimit me Vuçiqin, është me qëllim që të kontribuojnë për qetësimin e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

 Gjatë vizitës së sotme në Prishtinë janë paraparë takime të Rutes dhe Ksavierit edhe me përfaqësues të tjerë shtetërorë dhe politikë të Kosovës. ar/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR