• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kryebashkiakja e Çikagos shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të emigrantëve

Kryebashkiakja e Çikagos shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të emigrantëve

Çikago, 10 maj 2023 (MIA) - Kryebashkiakja e Çikagos në shkuarje, Lori Lajtfut  shpalli gjendje të jashtëzakonshme si përgjigje të mijëra emigrantëve që janë vendosur në qytet, shpesh herë në kushte të vështira për jetesë, pasi e kanë kaluar kufirin jugor amerikan për të kërkuar azil.

Urdhërin e shënoi si parashikimin më të errët deri më tani të administratës në shkuarje për atë si do të kalojnë emigrantët më të rrezikuar në Çikago derisa qyteti po përgatitet për fundin e ardhshëm të ndihmës financiare për ta.

Kjo vjen nëntë muaj pasi guvernatori i Teksasit, republikani Greg Abot, filloi t'i transferojë refugjatët me autobusë nga Amerika Qendrore dhe Jugore në Çikago, duke pohuar se "qytetet-strehimore" liberale duhet të përgatiten për të ndërmarrë një pjesë më të madhe të ngarkesës që del nga kriza kufitare.

Prej atëherë më shumë se 8.000 emigrantë të tillë mbërritën në qytet, që Lajtfut dhe e quajti "trik politik" i Abotit, megjithatë duke e pranuar se autobusët nuk do të ndalen.

"Arritëm në një pikë kritike në përgjgjen tonë të krizës sonë humane, të prodhuar kryesisht nga ai për qëllime politike cinike", tha Lajtfut në konferencën për shtyp, duke shtuar se edhe 48 familje janë "dërguar" nga Teksasi dje pasdite.

E nënshkruar më pak se një javë para se Lajtfut të japë dorëheqje nga funksioni, deklarata për gjendje të jashtëzakonshme i mundëson administratës të kryebashkiakut të sistemojë mjete për raste emergjente dhe të bëjë thirrje për ndihmë nga Garda Nacionale e Ilinoisit, edhe pse Lajtfut saktësonte se e dyta nuk është e nevojshme për momentin.

Por, duke e marrë parasysh atë që kufizimet federale të kufirit nga era e pandemisë të hiqen këtë javë, më e keqja me siguri do të vjen. Ajo masë, e njohur si "Dispozita 42", lejoi dëbim urgjente të azilkërkuesve në kufirin ndërmjet SHBA-së dhe Meksikës që të kufizohet  përhapja e mundshme e sëmundjes, ndërsa fundi i saj mund të shënojë erë të re në emigrimin rekord për disa ditë. sa/

foto: Printskrin Tuiter video

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR