KRRE: Bashkësia Energjetike Evropiane duhet të bëjë një analizë pse ka një çekuilibër në çmimet e energjisë elektrike në EJL
- Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe i Shërbime të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale (KRRE) dhe Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM) kanë informuar Bashkësinë Energjetike Evropiane se në disa nga vendet e Evropës Juglindore regjistrohen çmime jo tipike të larta në tregun e energjisë elektrike.
- Post By Fami Bajrami
- 11:21, 12 shtator, 2024
Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe i Shërbime të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale (KRRE) dhe Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM) kanë informuar Bashkësinë Energjetike Evropiane se në disa nga vendet e Evropës Juglindore regjistrohen çmime jo tipike të larta në tregun e energjisë elektrike.
Kryetari Marko Bislimoski dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska me një letër zyrtare drejtuar drejtorit të ZEE-së Artur Lorkovski kërkojnë që të mobilizohet një ekip i cili do të bëjë analizë të detajuar dhe skanuar arsyet për të cilat ka mosbalancim të madh në çmimin e energjisë elektrike nga vendi në vend.
"Duke filluar nga fundi i qershorit të vitit 2024, ndërsa veçanërisht në korrik dhe gusht, çmimet e energjisë elektrike në rajonin e Evropës Juglindore janë dukshëm më të larta se çmimet në pjesën tjetër të Evropës. Çmimet mesatare të tregut "një ditë më përpara" në korrik të vitit 2024 variojnë nga rreth 159 euro/MWh në Shqipëri, ndërsa në Francë është rreth 46 euro/MWh. Çmimet më të dukshme gjatë kësaj periudhe janë regjistruar në Shqipëri dhe Rumani, si dhe në vende të tjera të rajonit, thuhet në letrën e dërguar në ZEE.
Përveç KRRE-së dhe MEMBM-së dhe ministritë dikasteriale nga Greqia, Bullgaria dhe Rumania për këtë gjendje e kanë alarmuar Bashkësinë Energjetike. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s