• e martë, 24 dhjetor 2024

Krozeto: Italia është e gatshme të marrë pjesë në misionin paqësor eventual në Ukrainë

Krozeto: Italia është e gatshme të marrë pjesë në misionin paqësor eventual në Ukrainë

Romë, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Krozeto deklaroi se Italia është e gatshme të marrë pjesë në misionin eventual paqësor në Ukrainë.

Presidenti i Francës, Emanuel Makron paraprakisht propozoi dërgim të kontingjentit ndërkombëtar në Ukrainë, i cili do ta mbikëqyrte armëpushimin e ardhshëm. Makron për këtë ka biseduar me përfaqësues të Britanisë së Madhe dhe Polonisë, por Italia është vendi i parë, i cili publikisht ka shprehur gatishmëri për këtë nismë.

"Jemi të gatshëm ta luajmë këtë rol, rol në të cilin gjithmonë jemi potencuar si komb", theksoi Krozeto.

Por, sipas mediave italiane, të gjithë nuk e mbështesin idenë e Makronit. Shefi i diplomacisë italiane dhe nënkryetar i Qeverisë, Antonio Tajani theksoi se është herët të bisedohet për dërgimin  e kontingjentit ndërkombëtar në Ukrainë, sepse ende zgjat lufta.

Britania dhe Polonia kanë thënë se po debatojnë nëse do të dërgojnë trupa në Ukrainë.

Ndërsa ministrja gjermane e Punë ve të Jashtme, Analena Berbok deklaroi se një mundësi e tillë nuk duhet përjashtuar, por kancelari Olaf Sholc nuk e mbështeti atë. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR