• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kroacia shpall tre politikanë malazezë si të padëshirueshëm

Kroacia shpall tre politikanë malazezë si të padëshirueshëm

Zagreb, 25 korrik 2024 (MIA) – Kroacia ka shpallur tre persona nga Mali i Zi si të padëshirueshëm për shkak të “veprimeve sistematike për prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Republikën e Kroacisë dhe keqpërdorim të vazhdueshëm të Republikës së Kroacisë për qëllime të brendshme politike”. Vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë ka të bëjë me Andrija Mandiqin, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, Milan Knezheviq deputet në Parlamentin e Malit të Zi dhe Aleksa Beçiq, zëvendëskryeministër i Malit të Zi.

"Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane shpreh keqardhjen që shumica në Kuvendin e Malit të Zi vendosi të shpërfillë thirrjet e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë për të mos ndërmarrë hapa që mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona bilaterale dhe rrugën evropiane të Malit të Zi.

Në këtë kontekst, veçohen veprimet e zyrtarëve politikë të sipërpërmendur, veprimet e të cilëve nuk mund të konsiderohen si qëllimmira dhe fqinjësore në raport me Republikën e Kroacisë e as nuk në përputhje me qëllimin e deklaruar të anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian", thuhet nga MPJ e Kroacisë.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR