• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kroacia po bisedon për furnizim të sistemeve franceze kundërajrore

Kroacia po bisedon për furnizim të sistemeve franceze kundërajrore
Zagreb, 13 tetor 2022 (MIA) - Pesëmbëdhjetë ministra të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s sot në Bruksel nënshkruan letër me qëllim për furnizim të përbashkët të sistemeve për mbrojtje kundërajrore, ndërsa Kroacia ende nuk është përfshirë sepse tashmë në mënyrë dypalëshe bisedon me Francën, deklaroi ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banozhiq. Ai informoi se Kroacia për këtë ka biseduar edhe me Gjermaninë, por se përfshirja është shtyrë sepse Kroacia tashmë ka biseduar me Francën për mbrojtje kundërajrore me rreze të shkurtë veprimi. "Pas rënies së dronit në Zagreb në mars të këtij viti, prioritetin e vendosim në mbrojtje kundërajrore, para së gjithave sistemeve me rreze të shkurtë veprimi, ndërsa nëpërmjet bisedimeve dypalëshe me Francën tashmë siguruam resurse materiale në nivel të një batalioni", deklaroi Banozhiq pas takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s. Ai theksoi se Kroacia dhe Franca i kanë filluar bisedimet dypalëshe që në mars, ndërsa për nismën gjermane është biseduar gjatë disa javëve të fundit. Banozhiq nuk deshi t'i bëjë të ditura hollësitë se cilat sisteme i blen Kroacia. "E thashë vendin e origjinës, por nuk dalim në publik me hollësi". Ai shtoi se nuk është vonë që Kroacia të përfshihet në nismën gjermane kur do të shihet nëse këto sisteme do të jenë kompatibile me sistemet e dakorduara me rreze të shkurtë dhe të mesme veprimi. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR