• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kroacia ofron portet e saj për eksportin e grurit ukrainas

Kroacia ofron portet e saj për eksportin e grurit ukrainas

Zagreb, 19 korrik 2023 (MIA) - Kroacia ka ofruar rrjetin e saj hekurudhor dhe portet në Detin Adriatik për transportin e grurit ukrainas përmes rrugëve alternative, tha sekretari shtetëror kroat për çështje politike, Frano Matushiq. Deklarata e Matushiqit në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së gjatë një debati të hapur ministror mbi situatën në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës vjen pasi Rusia bllokoi nismën për grurin e Detit të Zi.

"Kroacia është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e rrugëve të reja për eksportet e grurit ukrainas. Ndër rrugët e mundshme alternative janë hekurudhat dhe portet kroate në detin Adriatik", tha ai.

Sipas sekretarit shtetëror kroat, vendimi i Rusisë për të mos zgjatur marrëveshjen po shkakton kërcënimin e urisë në shumë pjesë të botës.

Në fjalimin e tij, Matushiq përmendi se që në ditët e para të pushtimit rus, Kroacia deklaroi se qëndron pranë Ukrainës dhe popullit të saj dhe se është e gatshme ta mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR