• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kroacia me urgjencë tërhoqi pijet e dyshimta nga tregu

Kroacia me urgjencë tërhoqi pijet e dyshimta nga tregu

Zagreb, 8 nëntor 2023 (MIA) - Inspektorati sanitar i Kroacisë kumtoi se të gjitha pijet e dyshimta janë tërhequr nga tregu, pasi disa persona janë helmuar nga uji mineral.

Për hirë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, pra ekzistimit të dyshimit se ushqimi nuk është i sigurt dhe në përputhje me Ligjin për ushqim, inspektorati sanitar përkohësisht i ka ndaluar kompanisë tregtare ti vë në treg dhe të tërheq produktet e dyshimta.

Inspektimi është duke u zhvilluar dhe menjëherë pas marrjes së rezultateve të analizës së inspektimit sanitar do të merren masat e përcaktuara me ligj.

Shtatë persona në Kroaci deri tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore me simptoma të dëmtimeve kimike në gojë, qiellzë, fyt dhe stomak, pasi kanë konsumuar pije joalkoolike.

Helmimet kanë ndodhur në zonën e Rijekës, Zagrebit dhe Varazhdinit. ms/

Foto: Indeks.hr

 

QËNDRONI TË LIDHUR