• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kriza humanitare në Rripin e Gazës mund të përshkallëzohet në uri masive, paralajmëroi Programi botëror për ushqim i KB-së

Kriza humanitare në Rripin e Gazës mund të përshkallëzohet në uri masive, paralajmëroi Programi botëror për ushqim i KB-së

Nju-Jork, 29 tetor 2024 (MIA) - Programi botëror për ushqim i KB-së ka bërë thirrje për veprim urgjent për të parandaluar urinë masive në Rripin e Gazës.

Organizata paralajmëron se kriza humanitare së shpejti do të përshkallëzohet për shkak të kufizimeve "të rënda" në rrjedhën e ndihmave humanitare.

"Ndërsa situata në Gazën veriore përkeqësohet, rritet mundësia që një grup më i madh njerëzish të preken nga uria nëse kushtet në terren nuk përmirësohen", bëri të ditur Programi botëror për ushqim.

Ai bëri thirrje që të hapen më shumë vendkalime dhe të garantohet siguria.

SHBA-ja e kundërshton "çdo përpjekje izraelite për të shkaktuar uri masive midis palestinezëve në Xhabalia apo kudo tjetër" në Rripin e Gazës, tha ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Tomas-Grinfild.

"Fjalët e Izraelit duhet të mbështeten nga veprimet në terren. Kjo aktualisht nuk po ndodh. Kjo duhet të ndryshojë - menjëherë”, tha ajo në Këshillin e Sigurimit të KB-së. mb/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR