• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kriza e pengjeve në Gjermani: Një grua ka hyrë në një klinikë, ka ndezur një pishtar dhe është kërcënuar

Kriza e pengjeve në Gjermani: Një grua ka hyrë në një klinikë, ka ndezur një pishtar dhe është kërcënuar

Ahen, 4 mars 2024 (MIA) -  Një operacion i madh policor dhe zjarrfikës është në vijim në spitalin  Lujzen në Ahen të Gjermanisë, ku sipas raporteve fillestare të policisë, dyshohet një grua e armatosur u është kërcënuar disa persona në klinikë, raportojnë mediat gjermane.

Zona është e rrethuar nga policia e armatosur me helmeta, parzmore dhe pushkë automatike, ndërsa rrugët janë të mbyllura. Njësitë speciale nga Këlni janë rrugës për në vendngjarje. 

Theksohet se gruaja ka ndezur mjetet piroteknike dhe një re e madhe tymi ka mbushur klinikën. Sipas BILD, një grua e panjohur ka ndezur  një pishtar në një sallë operacioni.

Ajo më pas  u barrikadua në një dhomë për pacientë dhe tani për tani  nuk është e qartë nëse ka pasur njerëz të tjerë në dhomë. 

Policia ende nuk mund të thotë saktësisht se kush është gruaja e armatosur,  as kë po kërcënon. Gjithashtu, nuk dihet nëse ka të lënduar. 

 Bëhet fjalë për një spital protestant me 378 shtretër dhe dymbëdhjetë reparte  të specializuara. Në spital puojnë rreth 1.600 të punësuar.

Për momentin pastrohen pjesë të klinikës, ndërsa pacientët janë duke u zhvendosur. 

Siç raporton "Ahener cajtung" nga ndërtesa po nxirren persona të shqeëtsuar.   

Policia u bën thirrje njerëzve që të shmangin zonën përreth spitalit Lujzen 

Foto: DPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR