• e enjte, 26 dhjetor 2024

Krizë në negociatat paqësore mes Qeverisë kolumbiane dhe kryengritësve të ELN-së

Krizë në negociatat paqësore mes Qeverisë kolumbiane dhe kryengritësve të ELN-së

Bogotë, 21 shkurt 2024 (MIA) - Negociatat paqësore mes Qeverisë kolumbiane dhe kryenritësve të Armatës nacionale çlirimtare (ELN) janë në krizë, kumtoi grupi gueril, përderisa qeveria i akuzoi kryengritësit për stagnim të procesit.

Të dyja palët në vitin 2022 i vazhduan bisedimet, si pjesë e tentimit të presidentit Gustavo Petra për të arritur "paqe të plotë" mes qeverisë dhe grupeve të ndryshme të armatosura, pasi që në konfliktin gjashtëdhjetëvjeçar jetën e humbën së paku 450.000 njerëz, kumtuan mediumet britanike.

ELN kumtoi se pjesëmarrja e qeverisë në bisedimet rajonale me komunitetet në provincën Narino është në kundërshtim me marrëvehsjen me ELN-në për mbajtje të dialogut nacional me mbështetje të trupave siç janë Kombet e Bashkuara.

"Tani kjo farsë, e maskuar si dialog rajonal, është publike, procesi po hyn në krizë të hapur dhe ne jemi të detyruar ta ftojmë delegacionin tonë në konsultime", ceket në kumtesën e ELN-së të publikuar në ueb-faqen e tyre mbrëmë vonë.

Në kumtesë ceket edhe se negociatat paqësore do të "ngrihen" derisa qeveria nuk e adapton pozitën e vet.

Qeveria i përmbushi të gjitha obligimet e veta, thekson ekipi i saj negociues në kumtesën e vet, ndërsa me kërkesë të tyre zhvillon bisedime me komunitetet lokale.

"Vendimet e sjellura njëanshëm nga ana e ELN-së janë përgjegjësi e tyre e plotë dhe ato krijojnë krizë të panevojshme që e vazhdon konfrontimin e armatosur dhe dhunën që e pësojnë komunitetet, si dhe dobësimin e besimit të shoqëlrisë në vullnetin (e kryengritësve) për paqe", ceket në kumtesën e publikuar herët në mëngjes nga delegacioni qeveritar. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR