• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kristin Lagard: Rizgjedhja e Trampit në SHBA është një kërcënim për Evropën

Kristin Lagard: Rizgjedhja e Trampit në SHBA është një kërcënim për Evropën

Bruksel, 12 janar 2024 (MIA) - Rizgjedhja e Donald Trampit për president të SHBA-së do të ishte “kërcënim” për Evropën, tha kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Legard.

“Nëse mësojmë nga historia, me të cilën mendoj mënyrën se si ai (Tramp) udhëhoqi katër vitet e para të mandatit të tij, ky është padyshim një kërcënim, tha Lagard për televizionin Frans 2.

"Duhet të shikoni vetëm tarifat tregtare, angazhimin e tij ndaj NATO-s, qëndrimin e tij ndaj luftës kundër ndryshimeve klimatike”, theksoi Lagard.

E pyetur nëse presidenca e Trampit mund ta linte Evropën të vetme në mbështetjen e Ukrainës kundër pushtimit të plotë nga Rusia, Lagard tha se kjo nuk ka gjasa "sepse në Kongresin amerikan ka një numër anëtarësh të zgjedhur që janë thellësisht armiqësorë ndaj luftës së tmerrshme të Rusisë kundër Ukrainës dhe të cilët do të vazhdojnë të përpiqen për financimin dhe mbështetjen e Ukrainës". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR