• e martë, 24 dhjetor 2024

Kristerson: Inkuadrimi i Suedisë në NATO është fitore për liri

Kristerson: Inkuadrimi i Suedisë në NATO është fitore për liri

Uashington, 7 mars 2024 (MIA) - Inkuadrimi i Suedisë në NATO është fitore për liri, deklaroi kryeministri suedez, Ulf Kristerson.

"Suedia bëri zgjedhje të lirë, demorkatike, sovrane dhe bashkuese për t'u inkuadruar në NATO", tha lideri suedez gjatë ceremonisë në Uashington në shënimin zyrtar të pranimit të Suedisë në Aleancë.

Kristerson sot iu falënderua vendeve të NATO-s për atë që Suedinë e pritën si anëatren e 32-të të Aleancës.

"Suedia tani është anëtare e NATO-s. I falënderoj të gjithë aleatët që na pritën si anëtaren e 32-të. Do të synojmë drejt unitetit, solidaritetit dhe ndarjes së barrës dhe tërësisht do t'iu bashkangjitemi vlerave të Marrëveshjes së Uashongtonit: liri, demokraci, liri të individit dhe sundimit të së drejtës. Të bashkuar më të fuqishëm", shkroi Krtisterson në rrjetin social X.

Paraprakisht, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kumtoi se Suedia zyrtarisht u bë anëtare e Aleancës dhe se flamuri i saj do të ngritet në sleinë e NATO-s në Bruksel të hënën më 11 mars. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR